Sulmi fizik ndaj deputetit Petroviq, vjen reagimi i kryeministrit Haradinaj

13:12 | 20 Mars 2019

Ramush Haradinaj e ka dënuar sulmin fizik ndaj deputeti Sllobodan Petroviq.

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Haradinaj ka thënë se është i papranueshëm çfarëdo sulmi kundër mendimeve të lira dhe bindjeve politike.

Në një reagim në profilin e tij zyrtar në Facebook, kreu i Qeverisë u ka bërë thirrje që organet e hetuesisë të zbardhin rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Haradinaj.

Sllobodan Petroviq është sulmuar nga ish-këshilltari i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, në një prej restauranteve në qendër të Prishtinës.

Në një konferencë të mbajtur nga Kuvendi i Kosovës, Petroviq ka shpjeguar në detaje të gjithë ngjarjen, dhe kërcënimet që ka marrë nga zyrtari i Listës Serbe Millan Kostiq.

Komento: