Ambasadori rus në Beograd: Serbia po qëndron e forte

16:01 | 07 Qershor 2022

Lajmërohet ambasadori rus në Beograd pasi Lavrov s’u lejua të fluturojë: Serbia po qëndron e forte.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Bocan Kharchenko, ka organizuar pritje me rastin e Ditës së Rusisë. Ai tha se Moska s’do ta ndryshojë pozicionin e saj sa i përket Kosovës.

Në këtë pritje të ambasadës ruse kanë marrë pjesë, kryeministrja Ana Brnabiq, kryeparlamentari Ivica Daçiq, ministrat Selakoviq e Vulin, kryenegociatori Petkoviq, dhe anëtari i presidencës boshnjake Milorad Dodik.

Ai ka përmendur edhe moslejimin e aeroplanit që bartte ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov të shkelë hapësirën e shteteve anëtare të NATO-s ku tha se Serbia po qëndron e fortë dhe s’po pajtohet me kërkesat.

“Në Perëndim krijuan histeri për vizitën e paralajmëruar, sepse e kishin të qartë se me çfarë zemre do të pritej në Beograd”, tha Bocan-Kharchenko, duke theksuar se Evropa Perëndimore nuk dëshiron të dëgjojë të vërtetën realiste dhe çfarë ka të bëjë me Kosovën.

Komento: