Mustafa thotë se Lutfi Haziri nuk e ka shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

16:49 | 20 Mars 2019

Kreu i LDK-së, Isa Mustaf ka njoftuar se Lutfi Haziri nuk e ka shpall ende kandidaturën për kryetar të kësja partie.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur sot mbledhje me Kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve të LDK-së.

Në një konferencë për media, Mustafa ka folur gjatë për zgjedhjet në parti, kandidaturat për kryetar të LDK-së dhe zhvillimet e fundit në vend, raporton Indeksonline.

Mes tjerash, Mustafa ka bërë të ditur se kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri deri më tani nuk ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë dhe se gjëra të tilla po thuhen vetëm në debate.

Tutje, Mustafa ka shtuar se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, përndryshe do ta rrëzonte atë dhe vendi do të shkonte në zgjedhje.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Mustafës në konferencë:

Degët do të fillojnë zgjedhjet në nëndegë. Ne kemi vlerësuar se kemi disponim brenda partisë, kemi unitet qe është i qëndrueshëm në LDK dhe zgjedhjet tona janë shumë të rëndësishme jo vetëm për partinë por edhe për Kosovën sepse jemi partia që kemi besimin më të madh të qytetarëve.

Ne vlerësojmë pikëpamjet ndaj LDK dhe besojmë se kemi përgjegjësi që të sillemi në mënyrë serioze dhe të shërbejmë Kosovës. Edhe gjatë zgjedhjeve do të përqendrohemi në çështjet qe prekin çdo qytetar të Kosovës.

Ne ddëshirojmë që nesër të kemi një LDK të fortë të konsoliduar, të kemi më shumë gra, më shumë të rinj në krye të degëve dhe të kemi përfaqësim gjinor në kryesi të degëve, në kuvendin e LDK-së.

Në këtë fazë jemi fokusuar në zgjedhjet e nëndegëve, do ti japim mundësi që çdonjërit që ka dëshirë të kandidoj, të marr orientime, do të jemi të hapur për çdonjërin.

Komento: