Gjendet i vdekur një 27-vjeçar në Gjilan

14:59 | 10 Qershor 2022

Një person, është gjetur pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit”, në Gjilan.

Nga Policia e Gjilanit kanë konfirmuar se viktima është gjetur në një shtëpi pranë rrugës tranzit në Gjilan.

“Ju njoftoj se sot rreth orës 07:25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjet pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës ‘Tranzit’, në Gjilan.

Hetimet do të zhvillohen nga Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e Shtetit. Rasti do të hetohet si ‘hetim i vdekjes’”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Në media raportohet se viktima është 27 vjeçar.

Komento: