Ministri i Jashtëm i Malit të Zi vjen në Kosovë

08:02 | 21 Mars 2019

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi sot vjen për vizitë në Prishtinë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pret sot në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq.

Në kuadër të kësaj vizite, do të ketë takim ndërmjet dy delegacioneve shtetërore dhe do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi.

Pas këtij takimi pritet të ketë edhe konferencë për media.

Kujtojmë se Mali i Zi është shtet fqinj i cili e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës.

Madje ky shtet është shprehur i gatshëm të kontribuojë edhe për dërgimin e ushtarëve në misionin paqeruajtës të NATO-s.

Komento: