Rrokulliset traktori, humb jetën një person

10:09 | 21 Mars 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një fshatë të Kamenicës.

Një person ka mbetur pa shenja jete, pasi derisa ishte duke drejtuar traktorin, automjeti është rrokullisur dhe viktima ka mbetur nën të.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKM-së në Kamenicë.

Por këtë rast policia po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

“Fshati Kranidell, Kamenicë 20.03.2019 – 16:31. Raportohet se për shkaqe të panjohura në lëvizje (pyll) është rrokullisur traktori, me ç’rast drejtuesi ka mbetur nën traktor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve si dhe mjeku kujdestar i Q.K.M. familjare- Kamenicë, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ku me vendimin e tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Komento: