Gonzalo Higuain mund te kthehet tw Juventus.
Sulmuesi i huazuar në Chelsea, Gonzalo Higuain, mund të detyrohet të kthehet në Juventus nëse klubi anglez vendos të mos mbështetet në shërbimet e argjentinasit për sezonin e ardhshëm.
Qendërsulmuesi argjentinas ishte dërguar si huazim në Milan pas transferimit të Cristiano Ronaldos në verën e vitit 2018, para se të kalonte në Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit këtë vit, përsëri si huazim, transmeton Express.
Edhe pse “Të Kaltrit” e Londrës mund ta vazhdojnë kontratën e tij deri në vitin 2020 për 18 milionë euro, ose ta transferojnë përfundimisht për 40 milionë euro, Chelsea nuk duket se është i sigurt se dëshiron ta mbajë Higuainin në skuadër.
Sulmuesi 31-vjeçar i ribashkoi forcat me ish-trajnerin e tij në Napoli, Maurizio Sarri, në janar, mirëpo që nga atëherë, ai ka arritur t’i shënojë vetëm tri gola për klubin e tij të ri.
E ardhmja e tij në Londër duket shumë e pasigurt dhe kthimi në Juventus nuk mund të përjashtohet, sado e sikletshme që do të ishte kjo situatë.