Inter po planifikon një transferim nga skuadra e Barcelonës.
Andre Gomes i cili luan me skuadrën e Everton si i huazuar, po vëzhgohet nga skuadra e Inter.‘Sport’ shkruan se skuadra ‘zi kaltër’ e dëshiron lojtarin por dëshiron të pres deri në verë për negociatat, transmeton lajmi.net.
Sigurisht se pengesë do të jetë edhe skuadra e Everton, e cila dëshiron të mbyllë këtë marrëveshje më herët, në shkëmbim të 20 apo 25 milionë eurove.Gomes ka luajtur një sezon jashtëzakonisht të mirë me skuadrën e Everton, duke rifituar besimin në vete.