Haradinajt i largohet këshilltari kryesor, i shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe

16:01 | 21 Mars 2019

Avni Arifi i largohet kryeministrit Ramush Haradinaj, Emiratet e japin pajtimin që ai të shkojë Ambasador.

Avni Arifi ka marrë dritën jeshile nga isntitucionet e Emirateve të Bashkuara Arabe për marrjen e postit të ambasadorit rezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, brenda pak kohe do të mbetete pa njërin prej njerëzve më të afërt të tij dhe më të rëndësishëm të kabinetit të tij, Avni Arifin.

Kjo pasi që Emiratet e bashkuara kanë dhënë pajtimin që Arifi të vendoset atje në detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Shtetit të Emirateve të Bashkuara, ka nderin të njoftojë ambasadën e nderuar me aprovimin dhe pëlqimin e Qeverisë së Shtetit të Emirateve të Bashkuara, për emërimin e shtz. Avni Arifi, që të jetë ambasador i Republikës së Kosovës i akredituar në shtet , rezident në Abu Dhabi”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Express.

Arifi deri tani kishte ushtruar postin e shefit të stafit politik të kryeministrit të Qeveris së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Komento: