Lajçak në Kosovë, nisë takimin me kryeministrin Kurti

14:59 | 27 Qershor 2022

Emisari sllovak në Kosovë, nisë takimin me kryeministrin Kurti.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, sot e ka filluar vizitën e tij treditore në Kosovë.

Pak më parë ai ka mbërritur te objekti i Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me kryeministrin Kurti.

Takimi mes tyre u bë i ditur edhe nga Zyra për Media e Kryeministrisë dhe ishte planifikuar të fillonte në orën 14:30.

Gjatë kësaj vizite, Lajçak pritet të shkojë edhe në veriun e vendit dhe në Prizren. Ai, gjithashtu, do të takohet me liderët e partive politike opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë

Komento: