Ambasadori gjerman në stadium: A do ta befasojë Kosova botën e futbollit përsëri?

20:10 | 21 Mars 2019

Kosova po udhëheq pas pjesës së parë me epërsi 1 – 0 me golin me kokë të Amir Rrahmanit.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt është në stadiumin Fadil Vokrri duke e shikuar miqësoren e Kosovës me Danimarkën.

Heldt në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: A do ta befasojë Kosova botën e futbollit përsëri?

“A do ta befasojë Kosova botën e futbollit përsëri? Duke e shijuar seleksionin e madh të Kosovës në miqësore kundër Danimarkës në barin e gjelbër të Stadiumit Fadil Vokrri. Shkoni për atë djema”ka shkruar Held.

Komento: