Një përson gjendet i vdekur në bregdetin e Durrësit

13:28 | 29 Qershor 2022

Gjendet i pajetë një person në bregdetin e Durrësit, dyshohet se u mbyt.

Një person është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit.

Viktima është një 80-vjeçar me iniciale V.Ll.

Sipas informacionit paraprak dyshohet se i moshuari është mbytur. Trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 11”20 në lagjen nr.1 Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento: