Burri shkel me veturë në oborr nipin 1-vjeç në Gjakovë

09:26 | 02 Korrik 2022

Gjakovë: Burri shkel me veturë në oborr nipin 1-vjeç.

Lëndime serioze ka pësuar një fëmijë i lindur në vitin 2021, pasi i njëjti dyshohet se është shkelur me veturë si pasojë e pakujdesisë së shoferit.

Siç njofton policia, transmeton Express, burri e ka goditur me veturë nipin e tij në oborrin e tij në Gjakovë.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022 – 07:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: