“Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”, organizohet manifestim këtë të dielë

12:29 | 22 Mars 2019

Të dielën organizohet manifestimi “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”.

Në 21 vjetorin e fillimit të luftës në Dukagjin, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, organizojnë manifestimin shtetëror “EPOPEJA E UÇK-së në Dukagjin”.

Në kuadër të manifestimit, do të mbahen edhe aktivitete sportive në shah, boks, futboll; aktivitete të tjera në kujtim të Luftës Çlirimtare, e njëherit do të përkujtohet edhe 20 vjetori i fillimit të ndërhyrjes së NATO-s.

Orari i organizimit:

10:00 – 12:00 Homazhet në Kompleksin Memorial në Gllogjan

12:00 Tubimi Përkujtimor në Gllogjan

Komento: