Shtrenjtohet bileta Prishtinë- Fushë Kosovë nga taksitë ilegalë

10:14 | 06 Korrik 2022

Taksitë ilegalë shtrenjtojnë biletën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Në vazhdën e rritjes së çmimeve pothuajse te çdo shërbim e produkt, rritje ka pësuar edhe bileta Prishtinë- Fushë Kosovë.

Një taksist që bartë udhëtarët e kësaj linje, e ka shkruar në veturën e tij çmimin e biletës, e cila është 80 centë.

“80 centë bileta”, ka shkruar ai në letrën e vendosur brenda veturës.

Ndërsa një tjetër çmimin e biletës prej 1 euro e ka vendosur në pasqyre.

Komento: