Aleksander Vuçiq flet për paraqitjen e fundit të Radojiçiqit: Thanë se e bëri në Lesposaviq dhe u kthye

14:41 | 06 Korrik 2022

Vuçiq flet për videon e Radojiçiqit: Thanë se e bëri në Lesposaviq dhe u kthye.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një prononcim për media është pyetur edhe për videon e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, të publikuar në mediumin pro-qeveritar serb “ALO”.

Vuçiq ka thënë se nuk e kupton se çfarë mesazhi Radojiçiq ka dashur të dërgojë, meqë siç thotë Vuçiq “ai jeton në Kosovë dhe si qytetar i Serbisë ai mund të zgjedh ku të jetojë në vendin e tij”, shkruan RTV.

Ai tutje ka thënë që nuk i intereson se çfarë mesazhi ka qenë ai i Radojiçiqit duke iu thënë gazetarëve ta pyesin vetë Radojiçiqin se çfarë ka dashur të thotë me videon.

Derisa ka treaguar se Radojiçiq e kishte realizuar atë video në Leposaviq dhe se është kthyer prapa.

“Mua s’më intereson se çfarë mesazhi ishte. Pyetni atë. Ata thanë që ai realizoj disa fotografi në Leposaviq dhe thanë se ai u kthye prapë. Dhe, po, ai jeton në Kosovë, cili është keqkuptimi”, ka thënë Vuçiq.

Komento: