Kuvendi i Shqipërisë blindohet

19:21 | 07 Korrik 2022

Blindohet Kuvendi i Shqipërisë.

Dera e hyrjes për në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë është blinduar sot.

Pranë saj janë parë edhe rojet e sigurimit, të cilët nuk mund ta hapnin dot.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka bërë të ditur gjendjen duke e përshkruar si pushtet të drogës dhe krimit.

“Blinde, blinde, blinde. Po dridhet pushteti i droges dhe krimit!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ky i fundit ka ditë që po bën apel për të protestuar sot në rrugët e Shqipërisë.

Ai po proteston nën petkun e Partisë Demokratike, bashkë me moton “Shqipëria në rrezik”.

Komento: