Sondazhi i fundit: Vetëvendosje t’i merrte 38% të votave, e dyta LDK-ja

21:44 | 07 Korrik 2022

Sondazhi i Pipos së Fisnik Halimit: VV do t’i merrte 38% të votave.

38.19% e qytetarëve do të votonin për Vetëvendosjen nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Kështu ka dalë në matjet e fundit të opinionit publik, të realizuara nga PIPOS, ku partia e dytë është radhitur LDK-ja me 25.12% dhe e treta PDK-ja me 21.35%.

AAK-ja është e katërta me 11.97%.

Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1050 respondentë.

Komento: