Neutrale ndaj shtetit të Kosovës- NATO nuk e njeh as Presidenten, as Republikën

23:17 | 07 Korrik 2022

NATO strikt neutrale ndaj shtetit të Kosovës, nuk e njeh as Presidenten, as Republikën.

Aleanca Veriatlantike mbetet organizata vendimtare për ruajtjen e sigurisë në Kosovë, por në aspektin politik, ka qëndrim katastrofal ndaj saj. Nuk e njeh shtetin e Kosovës, është “status neutrale” .

Kjo është parë sot, sidomos, në postimin e Zëvendëssekretarit të NATO’s Mircea Geoana, i cili në një postim në Twitter ka dhënë njoftimin për takimin me Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq pa ua përmendur titujt fare e as Republikën.

“Është mirë të takosh Vjosa Osmanin dhe Goran Rakiqin nga Kosova. Misioni i NATO-s, KFOR-i, vazhdon të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar ai.

Njësoj ndodh edhe kur zyrtarët e Kosovës shkojnë në Bruksel në selinë e NATO’s.

Kosova është duke e kërkuar me ngulm anëtarësimin në NATO dhe pjesëmarrjen në një nga programet e saj PfP, ose Partneritetin për Paqe.

NATO është vendosur në Kosovë në kuadër të Rezolutës 1244. Brenda saj janë 4 shtete Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Komento: