
Po vazhdon rritja alarmante e rasteve me Covid-19 në Kosovë.
Sot, Ministria e Shëndetësisë njofton për 407 raste të reja të të infektuarve me këtë virus në 24 orët e fundit.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 1,860.
Nuk raportohet për ndonjë rast të vdekjes.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët për mbajtje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim.
