Ndërtimi i Xhamisë së Madhe pritet të përfundojë brenda 400 ditësh

11:10 | 09 Korrik 2022

Brenda 400 ditësh pritet të përfundojë ndërtimi i Xhamisë së Madhe.

Në takimin me shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Micheel Davenport, myftiu Naim Tërnava ka thënë se brenda 400 ditësh shpreson që të përfundojë ndërtimi i xhamisë së madhe që parashihet të ndërtohet ngjitur me objektin kryesor të Telekomit në kryeqytet.

Kështu ka thënë pasi ambasadori i OSBE-së në Kosovë e ka pyetur se si po qëndrojnë me ndërtimin e xhamisë së madhe.

Davenport ka qenë në vizitë për të uruar festën e Kurban Bajramit të shtunën.

Përveç Davenport, edhe liderë tjerë institucional dhe politik ishin për urime në BIK tek Tërnava.

Komento: