3 të vdekur dhe 397 raste me koronavirus

13:48 | 09 Korrik 2022

Raporti i fundit i MSH: Tre të vdekur nga COVID-19.

Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga 1285 testime të kryera, 397 persona kanë rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 167 persona, kurse raste aktive janë 2087.

128 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit.

Komento: