Lajmi i fundit: Aksidenti i rëndë në Vranidoll, 3 të lënduar

14:57 | 10 Korrik 2022

Aksidenti i rëndë në Vranidoll, 3 të lënduar.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në Vranidoll, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 13:50, poashtu është raportuar për një aksident trafiku në Vranidoll, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet kompetente policore iu janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në këto aksidente dhe janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme”, tha Hoxha.

Komento: