Ambasada zbulon më shumë detaje nga pjesëmarrja e thotë se Gervallës në Dubrovnik

21:31 | 10 Korrik 2022

Sot Donika Gërvalla ka marrë pjesë në forumin e Dubrovnikut.

Ambasada e Kosovës në Zagreb ka zgjedhur një fjalë të rrallë për të përshkruar prezantimin e kryediplomates së Kosovës Donika Gërvalla në Samitin e Dubrovnikut. “Prezentim vehement i ministres Gërvalla në Dubrovnik” thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Kroaci.

Fjala vehement sipas fjalorit mund të përkthehet si diçka e fuqishme, energjike ose pasionante, por ambasada që drejtohet nga Martin Berishaj ka zgjedhur diçka më të komplikuar.

Ky është postimi i ambasadës:

Prezentim vehement i ministres Gërvalla në Dubrovnik
Në Forumin e 15-të Ndërkombëtar të Dubrovnikut, Kosova u prezantua me ministren e Puneve të Jashtme dhe të Diasporës znj Donika Gërvalla, ku moren pjesë rreth 40 ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, kryesisht nga vendet e Evropës Jugore, Juglindore dhe Qendrore, si dhe përfaqësues të disa institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe të sektorit të biznesit. Konferenca tradicionale ndërkombëtare e Forumit të Dubrovnikut me moton “A quest for balance in a world disrupted”. Forumin e sivjetëm të Dubrovnikut e hapi kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe kryeparlamentari kroat Gordan Jandrokoviq.
Kryeministri Plenkoviq në veçanti foli për gjendjen e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për temat që janë veçanërisht të rëndësishme për pjesën tonë të botës dhe Evropës.
Ministrja Gërvalla ishte pjesë e panelit kryesorë krahas ministrit kroat Gordan Grliq Radman, atij grek Nikos Dendias, malazez Ranko Krivokapiq, Zv ministri boshnjak Josip Brkiq, Miroslav Lajçak, etj.
Në këtë panel fjala e ministres Gërvalla u prit me interes të madh, ku ajo shpaloi të arriturat e Qeverisë së Kosovës në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar si dhe synimet e palëkundura të diplomacisë së Kosovës Dëshmi kjo që ngjalli interes për takime të shumta bilaterale me homolog të saj.

Komento: