Agim Veliu u aksidentua me veturë zyrtare, tregon si e ka gjendjen shëndetësore

18:39 | 22 Mars 2019

Agim Veliu tha se nga aksidenti ka pësuar lëndime.

Kryetari i komunës së Podujevës, njëherit nënkryetar i LDK-së – Agim Veliu është aksidentuar sot në afërsi të fshatit Besi të Prishtinës, me veturë zyrtare.

Shkaqet që çuan në aksident nuk dihen ende, mirëpo Veliu në një prononcim për Gazetën Express tregoi se nga ky aksident ka pësuar lëndime të lehta- kryesisht gërvishtje.

Vetura zyrtare ku i pranishëm ishte i pari i Podujevës, Agim Veliu, duket se e ka humbur kontrollin e lëvizjes duke dalë nga rruga kryesore në ara.

Veliu tha se nga aksidenti ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Mirë jom, jo s’ka lëndime përveç dëmeve materiale”, tha fillimisht Veliu. Por, e pranoi se është lënduar vetëm ka marrë gervishje trupore.

“Lëndime të lehta, gërvishje të vogla. Aksidenti ka ndodhur dikund në Besi”, tha Veliu për Gazetën Express.

Ndërsa, policia nuk ka qenë e qasshme për të treguar më shumë se si ka ndodhur ky aksident.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga momenti kur Veliu është aksidentuar:

Komento: