
Pas protestës së 7 korrikut, Berisha zbulon lëvizjen e radhës.
Pas protestës së 7 korrikut ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë hapin e radhës. Sot pasdite ai do të mbledhë kryetarët e degëve të Tiranës në selinë blu.
Kujtojmë se në mbledhjen e 7 korrikut Berisha shpalli Ramën armik, ndërsa paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë. Kjo mbledhje e tij sot duket se do të ketë në fokus pikërisht vijimin e aksionit opozitar.
Nuk dihet nëse në mbledhje do të ketë një datë për protestën e ardhshme të opozitës.