Në QKUK mungojnë ilaçet për trajtimin e tuberkulozit

00:02 | 13 Korrik 2022

Mungojnë ilaçet për trajtimin e tuberkulozit.

B.M ka nëntë ditë që është diagnostifikuar me tuberkuloz dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë.

Megjithatë ky pacient dhe 17 të tjerë që nga e hëna e javës së kaluar, po marrin trajtim të pjesshëm sa i përket ilaçeve anti-tuberkulare.

Shkak është mungesa e atyre më kryesore, Rimfapicinë dhe Izonijazid.

Madje, ky 31 vjeçar tregon se këto ilaçe nuk po arrijnë ti gjejnë as jashtë kufirit, teksa shton se kjo gjendje po ndikon në shëndetin e tij, për shkak se nuk dihet se kur do ti marrin barnat për TBC.

Të brengosur shprehen edhe profesionistët shëndetësorë. Kreu i kësaj klinike, Musa Hoxha tregon se ndërprerja e trajtimit nga 7-10 ditë bënë që mjekimi të rifillohet përsëri, dhe kjo padyshim se ka pasoja.

Ngase siç thekson pulomologu Hoxha, sëmundja mund të përkeqësohet, avancohet dhe ri-fillimi i mjekimit mund të ketë vështirësi ngase mund të ketë rezistencë në anti-tuberkularë. /KlanKosova

Komento: