Diplomati i Izraelit në Holandë përgëzon Kosovën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem

12:19 | 13 Korrik 2022

Ambasadori i Izraelit në Holandë përgëzon Kosovën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Holandë, Dren Doli, dje është takuar me ambasadorin e Izraelit atje, Modi Ephraim.

Doli ka shkruar se ka qenë një takim i shkëlqyer me ambasadorin Ephraim, derisa kanë diskutuar për prioritetet e politikës së jashtme, sfidat e përbashkëta dhe rrugën për zgjerimin e bashkëpunimit në Holandë.

Për këtë takim ka reaguar edhe vetë ambasadori i Izraelit në Holandë, duke thënë se ka qenë shumë i lumtur që është takuar me amabasadorin e Kosovës me të cilin kanë zhvilluar diskutime të frytshme.

Gjithatu Ephraim ka thënë se e ka përgëzuar Dolin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Komento: