Aleksander Vuçiq vazhdon me halucinacione: Kosova po përgatitet për sulm ndaj serbëve në veri

22:42 | 13 Korrik 2022

Vuçiq vazhdon me halucinacione: Kosova po përgatitet për sulm ndaj serbëve në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sërish për situatën në Kosovë.

Ai ka thënë se shqiptarët po përgatiten për një aksion kundër serbëve.

Vuçiq deklaroi se askush nuk e ka ftuar në raundin e ri të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritën të ndodhin më 19 korrik.

“Askush nuk më thirri. Ata po provojnë diçka, nuk e di se çfarë. Nuk ka shumë kuptim, ata po përgatiten për aksion kundër serbëve. Fatkeqësisht, mendoj se disponimi në mesin e serbëve është shumë i vështirë dhe shumë keq. Kam frikë dhe do të bëj çmos për të ruajtur paqen”, tha ai.

Komento: