Cutrone shokon Milanin, ja super skuadrat që iu janë vënë pas

21:07 | 22 Mars 2019

Cutrone afër largimit nga Milano.

Një nga lojtarët që shkëlqeu vitin e kaluar me Milan, Patrick Cutrone, mund të largohet nga ‘San Siro’.

Cutrone nuk ka mundur të gjej një vend në formacionin e parë të Gennaro Gattuso këtë edicion, sidomos pas ardhjes së Piatek.

Borussia Dortmund dhe Torino janë dy skuadrat që po shfaqin interesim për qendër sulmuesin, raporton ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.net.

Rosonerët mund të mos jenë të gatshëm ta lirojnë në mënyrë permanente Cutronen, por mund të konsiderojnë një huazim që të fitojë minuta në lojë.

Komento: