Haxhiu thotë se AAK është e gatshme për koalicion me VV-në

22:47 | 14 Korrik 2022

Për situatën në vend ka folur, Baton Haxhiu.

Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë se opozita nuk po dëshiron t’i fitojë zgjedhjet, por dëshirojnë të luftojnë kush do të jetë partner i Kurtit në qeverinë e ardhshme.

Haxhiu shton se një parti si AAK është e gatshme gjithmonë që të bashkohet në koalicion me të gjitha partitë, pasi i kapërcen shumë lehtë pengesat që i ka.

“Është aty tek dera”, thotë ai për AAK-në. Ai po ashtu thotë se me liberalizimin e vizave, qytetarët do i harrojnë “mitet që janë ngritur mbi tradhtinë” teksa shton se VV do ta zgjedh vet partnerin e ardhshëm në zgjedhjet tjera.
“Një parti kujdestare, e cila vazhdimisht amniston gjithçka dhe hy në koalicion, e ka emrin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Është aty te dera. Për arsye se pragmatizmin e ka relativizu.

“E dyta, me të gjitha marrëveshjet që do të ndodhin, dhe gjitha nënshkrimet që do të ndodhin, ekziston një pikë që quhet liria e njerëzve të burgosur brenda një hapësire prej 11 km katrorë, e që është Republika e Kosovës. Ata janë qytetarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave. Në momentin kur do të ndodhë, të gjitha mitet që janë ngritur mbi tradhtinë, do të zhduken. Po flas me gjuhën e VV-së. Ata do të zgjedhin partnerin e tyre të ardhshëm. Unë nuk kam asgjë kundër. Por i kam humbur 10 vjet prej këtij njeriu e partie“, përfundoi ai.

Komento: