Sot, PDK mban konferencë për media

09:01 | 15 Korrik 2022

PDK mban sot konferencë për media, s’tregohet arsyeja.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, raporton Express.

Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 14:00 në selinë qendrore të kësaj partie.

“Partia Demokratike e Kosovës mban sot (më 15 korrik), Konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Arsyeja e konferencës s’është bërë e ditur.

Komento: