Kaq para do t’i kushtojë Shqipërisë shkarkimi i Panuccit

11:53 | 23 Mars 2019

Shqipëria e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Christian Panuccin.

Christian Panucci nuk do të jetë më selektor i Kombëtares Shqiptare, por që do të marrë lekë të buta nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Armando Duka dje ka patur bisedë të gjatë me trajnerin italian në tentim për ta bindur që ai të jap dorëheqje.

Por, një gjë të tillë italiani s’e ka bërë ngase sigurisht se donte të respektonte kontratën nga e cila do të përfitojë financiarisht, shkruan Indeksonline.

Shkarkimi i Panuccit do t’i kushtojë 140 mijë euro Shqipërisë.

Ish mbrojtësi i shumë skuadrave evropiane ka pagë 20 mijë euro në muaj dhe deri në nëntor do të përfitojë afro 140 mijë euro.

Komento: