Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë, kjo është aresyeja

11:37 | 27 Korrik 2022

Protetojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kjo është kërkesa e tyre.

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit ”, të mërkurën kanë protestuar para objektit të Qeverisë.

Ata duan kthimin e punëtorëve në punë në këtë sektor.

E një prej organizatorëve të kësaj proteste para KEK-ut, Imri Restelica ka thënë se që nga viti 2013, shumë punëtorë janë larguar nga puna.

“Kompania e KEK-ut ka shpallur një padrejtësi ndaj neve, mbi 160 punëtorë nga viti 2013 jemi duke u larguar nga puna. Qëllimi i kësaj proteste është që të zgjidhet problemi. Pika e parë ka qenë kthimi në KEK dhe e dyta është kthimi i punëtorëve të “Kosova Thëngjillit”, të cilët padrejtësisht janë larguar prej KEK-ut”, ka thënë ai.

Komento: