Valbon Krasniqi nuk shkarkohet, deklarohen nga bordi i SHSKUK-së

15:03 | 27 Korrik 2022

Nuk shkarkohet Valbon Krasniqi, deklarohen nga bordi i SHSKUK-së.

Në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës kishte paraparë të votonte për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqin.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, ky bord në takimin e sotëm disa orësh ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës.

“Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, thuhet në një njoftim të këtij bord.

Komento: