Mërgimtarët të pakënaqur me qeverinë: Kam mbajtur ymyt në Albinin shumë e kurgjo s’ka bo

21:41 | 28 Korrik 2022

Disa prej mërgimtarëve janë shprehur të pakënaqur me punën e qeverisë Kurti e cila është në pushtet që 16 muaj.

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, mërgimtarëve iu kërkua që të notojnë punën e qeverisë nga 1 deri në 10. Shumë prej tyre nuk ishin pozitive.

Njëri prej tyre tha se ka pasur shpresë të madhe në Kurtin, por që nuk është i kënaqur me përmbushjen e premtimeve.

“Qeveria e ka knaqë krejt. Kom pas mbajtë ‘ymyt’ në Albinin shumë, kurgjo s’ka bo”, tha ai për T7.

Ai e vlerësoi me notën 2 Kryeministrin Kurti ndërsa me notën 4 Presidenten Osmani.

Komento: