Ganja nuk ju ndahet burrave, në darkë më Thaçin e ish-luftëtarët

20:40 | 23 Mars 2019

Presidenti Thaçi e kalon ditën me ish-bashkëluftëtarët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur ish bashkëluftëtarët e tij në Runik të Drenicës.

Ndryshe prej vikendeve ku kohë pas kohë shihet nëpër bjeshkët e Kosovës, Presidenti Thaçi sot e ka kaluar një pjesë të vikendit në fshatin Runik bashkë me disa ish bashkëpunëtor të tij të kohës së luftës.

“Një pjesë të ditës së sotme e kalova me bashkëluftëtarë të mi në Runik të Drenicës. Janë gjithmonë kënaqësi takimet e përbashkëta. HTH”, ka shkruar Presidenti teksa ka publikuar edhe dy fotografi.

Komento: