
Kanë ardhur reagime edhe nga pala serbe pas tensioneve në Veri të Mitrovicës.
Është Ministria e Mbrojtjes së Serbisë e cila akuzon se nga Kosova po rrjedhin dezinformatat se gjoja ushtria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës.
“Ushtria për momentin nuk ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes dërguar mediave.
Megjithatë e vërteta është se raportimet se ushtria serbe është nisur drejtë Kosovës kanë ardhur nga instrumentet propaganduese të Serbisë.