
Ministri i punëve të jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics, ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës duke kërkuar që të ruhet gjakftohtësia.
Ai ka thënë se është duke i ndjekur ngjarjet në veri dhe ka kërkuar nga të gjithë, e veçanërisht nga Serbia, që të ruhet qetësia.
“Duke ndjekur nga afër ngjarjet në veriun e Kosovës, të gjithë, veçanërisht në Serbi, duhet të mbajnë kokën gjakftohtë dhe duhet të shmangin retorikën dhe veprimet nxitëse.”, ka shkruar letoni Rinkevics.
