Drejtori i Inspekcionit shkarkohet në Komunën e Podujevës

19:16 | 02 Gusht 2022

Shkarkohet Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Podujevës.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka njoftuar se është shkarkuar nga kjo pozitë sot, shkruan Reporteri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mulliqi, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës

“Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA. Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdushme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!”, ka shkruar Mulliqi.

Komento: