Dy të vdekur dhe 1 mijë e 562 raste të reja me koronavirus në Kosovë

13:05 | 03 Gusht 2022

Vazhdon përkeqësimi i situatës me koronavirus, del raporti 24 orësh për vdekjet dhe rastet e reja.

Dy raste të vdekjes e 1 mijë e 562 raste të reja me Covid-19, janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 4 mijë e 200 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 186 pacientë, derisa numri I rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 288.

Komento: