5 vjeçari në Mitrovicë dyshohet se e shkeli për vdekje djali i axhës aksidentalisht

10:03 | 04 Gusht 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku për pasojë ka vdekur një pesë vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se 5 vjeçari është goditur nga vetura derisa ishte në biçikletë.

Mirëpo Klan Kosova raporton i dyshuari është djali i axhës së pesëvjeçarit i cili dyshohet se aksidentalisht e ka goditur me veturë pesëvjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë, ku i dyshuari derisa po dilte me veturë nga dyert e oborrit e goditi pesëvjeçarin i cili s’ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve.

Aktualisht trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Komento: