Ylli i madh i ka futur në garë të fuqishme Milanin dhe Interin

10:34 | 24 Mars 2019

Duket se po zhvillohet një garë e fuqishme mes Milanit dhe Interit.

Dy skuadrat rivale lokale janë duke kërkuar shërbimet e yllit të PSV Eindhoven, Steven Bergëijn.

Pozita natyrale e holandezit është në krahun e majtë të sulmit, por ai mund të bëjë punë të mirë edhe në krahun e djathtë.

Milan po e sheh lojtarin si pjesa e vetme që po i mungon skuadrës, pasi nuk ka një anësor kualitativ në krahun e majtë.

Gara do të jetë e ashpër për lojtarin, me PSV Eindhoven që nuk diskuton asnjë ofertë nën 40 milionë euro.

Komento: