Bislimi tregon se si Borrell u kërkoi ta shtyjnë reciprocitetin

21:43 | 05 August 2022

Besnik Beslimi ka treguar më shumë nga takimi me Josep Borrell.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se si Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar që vendimet për shtyrjen e reciprocitetit në dokumente me Serbinë të shtyheshin. Bislimi thotë se kërkesa e Borrell nuk ishte qëllim mirë, dhe ajo ndodhi një ditë para implementimi të marrëveshjes.

Bislimi shton se qeveria kishte mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe tani kishte bërë detyrat më herët. Ai shton se bashkësia ndërkombëtare ishte në dijeni për vendimin dhe pajtohej me të.

“Ne kemi marrë vendimin. Dhe kemi qenë të gatshëm si me resurse hnumane e me të tjera që vendimi të zbatohet dhe morëm masa që të informohen qytetarët. Në vendimin e vitit 2021 që kemi marrë për vendosjen e reciprocitetit me targa, ka pasur një vërejte të QUINTIT se vendimi nuk ka qenë tërësisht i koordinuar me bashkësina ndërkombëtare dhe nuk kishte informacione për qytetarët. Këtë e bëmë këtë herë, në mënyrë që asnjë prej vendimeve të mos ketë lë brenga”, tha ai në RTK.

“Ishim në rregull me bashkësinë ndërkombëtare që nëse vendimi nuk mund të zbatohet për shkak të mungesave tona, atëherë ta shtyjmë afatin. Gjatë gjithë kohës ishim në rregull pasi ishte marrëveshje e nënshkruar në kuadër të dialogut. Por fatkeqësisht, një ditë para implementimit, na ka ardh një kërkesë nga Borrell që të mos vazhdohet me implementim, që unë them se nuk ishte shumë qëllim mirë.

Në letër shkruhej në veri ka dezinformata rreth kësaj dhe aty pranohej se pakënaqësia nuk ishte në banorët serbë, por ishin të importuara nga jashtë. Aty pranohej se me shtyrjen prej një muaji, atëherë Vucic nuk mund të përgatiste ato skenarët e tij. Për dokumentin për hyrje-dalje ne tham se nuk kishte nevojë që të kishte brenga, pasi ajo vetëm do u jepej njerëzve që do të futeshin e jo banorëve të veriut. Borrell nuk ishte i kënaqur me përgjigjen. Pastaj kishim vizitën e Hovenier, e cila ishte shumë qëllim mirë dhe kishte për qëllim zbehjen e qëndrimit jo parimor, mudn të them , të Borrellit”, shtoi Bislimi.

Komento: