Vdes në QKUK i burgosuri i Dubravës

09:52 | 07 Gusht 2022

I burgosuri ndërron jetë në QKUK.

Një i burgosur ka ndërruar jetë dje rreth orës 17:20 në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka qenë duke vuajtur dënimin me burgim në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i njëjti ishte dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Komento: