Dy të vdekur dhe 331 raste të reja me COVID në Kosovë

12:25 | 08 Gusht 2022

Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 331 raste të reja.

Janë shëruar edhe 918 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 250 mijë e 471.

Në nivel vendi janë shtatëmijë e 399 raste aktive me COVID.

Komento: