7 mijë e 837 raste aktive me koronavirus në Kosovë

09:21 | 10 Gusht 2022

Në Kosovë 7 mijë e 837 raste aktive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në vend vazhdojnë të mbesin edhe 7 mijë e 837 raste aktive me COVID-19.

Dje, në Kosovë u regjistruan dy vdekje e 952 raste të reja me koronavirus, teksa u shëruan 512 pacientë.

Numri total i dozave të administruara deri më tani është 1 milion e 834 mijë e 735, ku me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 978 persona, me dozën e dytë 824 mijë e 263, me dozën e tretë 104 mijë e 754 kurse me dozën e katërt vetëm 1 mijë e 548 persona.

Komento: