Policia nis të merret me rastin ku shihet fëmija që u rrezikua duke u bartur me trotinet

10:14 | 10 Gusht 2022

Fëmija që u rrezikua duke u bartur me trotinet, policia nis të merret me rastin.

Policia e Kosovës ka nisur trajtimin e informatës pas publikimit në media të pamjeve ku shihet një burrë me trotinet elektrikë, ku edhe e kishte vendosur një fëmijë.

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Pas publikimit, informata po trajtohet dhe konform autorizimeve do të ndërmirren të gjitha veprimet”, tha Ahmeti.

Trotinetet elektrikë janë shtuar me të madhe në Prishtinë teksa komuna e Prishtinës ka paralajmëruar rregullore për shkak të telasheve që po sjellin në trafik.

Komento: