
Një person ka goditur xhamat në një diskotekë në Gjilan, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore vetes.
Pasi kishte ardhur me veturë në Prishtinë, banorët e rrugës “Muharrem Fejza” janë shqetësuar të shtunën kur kanë parë të parkuar një veturë që kishte njolla gjaku në të.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës, ndërsa agjencia e lajmeve Kosovapress kishte raportuar se vetura ishte sulmuar me armë zjarri dhe se dyshohej për të plagosur.
E gjithë kjo u mohua nga policia e cila doli me njoftim duke dhënë detaje rreth rastit.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”, kishin deklaruar nga policia.
SQARIM: Po ju shkruajmë rreth artikullit të botuar në ORAinfo.net me titullin “Të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur”. Ky lajm është raportuar si fact-checkers. Ky lajm është edituar tashmë, pasi që fillimisht ORAinfo ka raportuar bazuar në informacionet e agjensisë së lajmeve Kosovapress, të cilat më vonë rezultuan të pasakta. ORAinfo nuk ka pasur për qëllim raportimin e pasaktë ose të rrejshëm rreth ngjarjes, andaj edhe ju ka kërkuar falje lexuesve të cilët kanë mundur të bien pre e raportimit të pasaktë për gjuajtje me armë zjarri. Pas njoftimit policia, ORAinfo kishte publikuar lajmin me informacionet e konfirmuara nga organet e rendit. /ORAinfo/