Një i vdekur e një i lënduar rëndë nga një vetaksident me motor në Pejë

17:20 | 16 Gusht 2022

Vetaksident me motoçikletë në Qyshk të Pejës, një i vdekur dhe një i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se vozitës i motoçikletës ka vdekur, ndërsa pasagjeri është lënduar.

“Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Komento: